| Hyrje |
|
VendiSigurt është një program i përbashkët i Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe SaferWorld i cili përkrahë zhvillimin e një sektori të sigurisë efektiv, të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj konfliktit në Kosovë. Me kombinimin e hulumtimit, avokimit, punës në komunitet dhe krijimit të kapaciteteve, projekti ka për qëllim adresimin e disa çështjeve kyçe të zhvillimit të sektorit të sigurisë dhe drejtësisë me të cilat Kosova është duke u ballafaquar. VendiSigurt është krijuar si kontribut në zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë në Kosovë me përqendrim të veçantë në mbajtjen e debateve publike informative dhe gjithëpërfshirëse mbi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kosovë, si mënyrë për politikbërje më të mirë dhe përgjegjësi më të madhe demokratike. Temat e hulumtuara aktualisht brenda projektit VendiSigurt përfshijnë: • Zhvillimin e kapacitetit në mesin e vepruesve qeveritar dhe joqeveritar • Kontrollin e Armëve të Vogla • Zhvillimin e Qasjeve ndaj Sigurisë në Komunitet • Promovimin e Ndjeshmërisë së Konfliktit brenda sektorit të sigurisë Më shumë informacione mbi aktivitetet specifike të projektit VendiSigurt mund të gjenden në faqen e aktiviteteve, derisa faqja Qendra e Burimeve përmban materiale plotësuese dhe lidhje që kanë të bëjnë me paqen dhe konfliktin, zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe kontrollin e armëve. |

