| English | Shqip | Srpski |
Per ne
SaferWorld është organizatë e pavarur joqeveritare e cila punon në parandalimin e dhunës së armatosur dhe krijimin e komuniteteve më të sigurta në të cilat njerëzit mund të bëjnë jetë të qetë dhe shpërblyese. SaferWorld beson në punën me të tjerët për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Qëllimi jonë është fuqizimi i partnerëve lokal me aftësi për t’u bërë më efektiv dhe të qëndrueshëm. Ne zhvillojmë dhe kryejmë programe me shumë organizata qeveritare, ndërkombëtare, rajonale, vendore dhe lokale.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) është organizatë joqeveritare e përqendruar në sundimin e ligjit e cila punon për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse për një rajon Ballkanik më të drejtë, të qetë dhe të zhvilluar. FIQ ka për qëllim të kontribuoj dhe të angazhohet në proceset publike të bërjes së politikave në lidhje me sigurinë në komunitet dhe kontrollin e armëve të vogla. FIQ ka për qëllim promovimin e standardeve të praktikave të mira brenda komunitetit të OJQ-ve dhe vazhdimisht kërkon të inkorporoj këto vlera në të gjitha aktivitetet e organizatës. FIQ është themeluar në vitin 2000 për adresimin e nevojave të ndryshme në Kosovën e pasluftës. Që prej atëherë, FIQ është zhvilluar në një organizatë me përqendrim në siguri dhe drejtësi. Me rritjen e stafit, si në numër ashtu edhe në ekspertizë, FIQ ka vazhduar të bashkëpunoj me shumë institucione të ndryshme Kosovare dhe ndërkombëtare për të punuar për një Kosovë të drejtë, të suksesshme dhe demokratike.
 
SaferWorldFIQ - Forumi i Inciatives Qytetare